Shtetësia shqiptare për Janullatos/ Theodoros Pangalos letër falenderimi Presidentit Ilir Meta

0
1080

Theodoros Pangalos ka uruar përmes një letre Presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se në mesazhin e tij, Pangalos shkruan:

“Ju falenderoj dhe ju përgëzoj për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos”

“Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare”

“Zoti President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos”

Nga viti 1982-1984, Pangalos ka qenë zëvendësministër i ministrisë së Tregtisë. Nga 1984-1985 ka qenë zëvendësministër i jashtëm, 1985-1989 ministër plotësues i ministrisë së Jashtme, 1989-1993 përfaqësues i Greqisë në Këshillin Europian, 1993-1994 ministër plotësues i ministrisë së Jashtme, 1994 ministër i Transporti dhe i Lidhjeve, 1996-1999 ministër i jashtëm i Greqisë, 2000 ministër i Kulturës dhe zv. kryeministër e Greqisë 2009.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here