Voltana Ademi i kërkoi ndërhyrje për familjet në mjerin, Rama i përgjigjet me një video nga Shkodra

0
1664

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje të urës së lumit Buna në Shkodër, të rikonstruktuar. Përmes një video në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë thotë se investimet janë fokusuar tek ura e Bunës, punimet për Unazën e re të Vaut të Dejës, si edhe të rrugës së re turistike Shkodër-Velipojë.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje nga Ura e rikonstruktuar e Bunës në Shkodër dhe të punimeve për Unazën e re të Vaut të Dejës si edhe të rrugës së re turistike Shkodër-Velipojë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Kujtojmë se një ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës i kërkoi kryeministrit Rama që të marrë masa për situatën ekonomike në të cilën ndodhen banorët e Postribës. Teksa publikoi disa foto që tregonin mjerimin e familjeve të Postribës, Voltana Ademi i apeloi kreut të Qeverisë që të vërë në dispozicion të tyre skemat e ndihmës ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here