Zbulohet çmimi, sa kushtonin atletet dhe bluza e kryeministrit Rama

0
1118

Gjithmonë kryeministri Edi Rama ka ditur të “godasë” opinionin publik me detaje,të cilat në këndvështrim e parë duken të vogla por më pas kanë marrë përmasa më të mëdha dhe interes të gjithanshëm. Shpesh janë marrë me veshjen e tij deri diku të çuditshme. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Top Story” tërhoqi vëmendje bluza e tij e bardhë, të cilën e ishte vendosur në vend të këmishës në kostumin blu.

Edhe këtë radhë dhe si shumicën e rasteve Rama ka preferuar të veshë atlete dhe jo këpucë serioze. “Lapsi.al” mëson se bluza që ai mban veshur është “Y-3” dhe kushton rreth 60 dollarë ose rreth 70 mijë lekë të vjetra me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë të së enjtes. E njëjta gjë edhe për atletet e bardha. Edhe ato janë “Y-3” dhe kushtojnë në internet rreth 320 dollarë (ose 380 mijë lekë të vjetra).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here