77 vjetori i vdekjes se At’ Gjergj Fishtes, Emer Krenarie ne Historine e Kombit Shqiptar…

0
867

…….Eshte nje ze, qe edhe pse kane kuluar shume e shume vite, mbetet i veçante ne historine tone kombetare ! At Gjergj Fishta, poeti yne kombëtar, personalitet shumëdimensional, ndonëse per 45 vjet te sistemit komunist u anatemua per shkaqe ideologjike, ne kujtesen e popullit mbeti i paharruar. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me Homerin Shqiptar, qe i la kombit kryevepren “Lahuta e Malesise” dhe 12 vepra te tjera, shqiptarin e pare te propozuar per çmimin Nobel ! Fishta nderroi jete 77 vjet me pare ne qytetin e Shkodres, me 30 dhjetor te vitit 1940, ne moshen 69 vjeç. E gjithe jeta e tij si klerik, shkrimtar, filozof,,studiues, diplomat e politikan, rrezaton atdhedashuri si rrall kush tjeter. Kryetar i komisionit ne Kongresin e Manastirit per Alfabetin e Gjuhes Shqipe, themelues i revistes se famshme “Hylli i Drites” dhe shume gazetave, ligjërues ne dhjetra konferenca shkencore e polemist briland, e bejne ate modelin e nje intektuali te papersritshem ! Deputet i Shkodres ne Parlamentin e Shqiperise ne vitet ’20 te shekullit te kaluar me Mjeden, Gurakuqin dhe Hile Mosin, spikati per vizionin e tij te ndritur politik me fjalimet dhe oratorine e tij te veçante, perkunder injorances dhe kapadaillekut. Fishta vinte ne Parlamentin e Shqiperise pas asaj eksperience prej diplomati ne vitin 1919 ne Konferencen e Paqes ne Paris, si sekretar i delegacionit Shqiptar ne kete konference. Ne analet e Diplomacise Europiane , ka zene me dinjitet vendin e vet fjalimi i shkruar nga Fishta me titull “ Te Drejtat e Shqipnise Etnike” qe e lexoi ne ate konference, ne emer te delegacionit shqiptar, imzot Luigj Bumçi. At Gjergj Fishta, nje emer krenarie ne Historine e Kombit tone, pavarësisht tallazeve qe ka prodhuar e prodhon pa meshire politika shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here