Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e 29 dhjetorit 2017 në Piacenza të Italisë. Viktima është identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeçari shqiptar, rezident në këtë qytet.
Goditja me thikë në gjoks ka qenë fatale dhe mjekët nuk kanë mundur t’ia shpëtonin jetën
Krimi ndodhi në një bar. E gjitha kishte nisur nga një sherr banal pasi autori kishte ngacmuar me fjalë baristen. Sherri i nisur brenda lokalit mes viktimës dhe autorit kishte vijuar më pas jashtë lokalit.
Mediat italiane shkruajnë se autori mendohet se është shtetas italian i cili në sherr e sipër kishte goditur me thikë në gjoks 31 vjeçarin shqiptar.
Megjithëse i plagosur Ervini kishte mundur të shkonte deri tek porta e barit ndërsa autori ishte larguar
Sherri ndodhi para shumë personave të cilët u bënë dëshmitarë të atij krimi të rëndë.
Mediat italiane shkruajnë se miqtë e viktimës dhanë detaje për identifikimin e autorit të vrasjes.