Friday, April 19, 2024
HomeKronikaPolicia e Shkodres dhe "super aksioni" per ndalimin e 2 personave me...

Policia e Shkodres dhe “super aksioni” per ndalimin e 2 personave me 30 kg duhan kontrabande

-

Kur kane mbetur vetem pak ore nga nderrimi i viteve, policia e Shkodres njoftoi mediat per ndalimin e 2 personave te cilet po transportonin me mjetet e tyre disa kilogram duhan. Ne pamje te pare duket si nje aksion i fuqishem i policise se Shkodres per te goditur ndonje strukture te forte kriminale, por behet fjale vetem per 30 kilogram duhan. Pra, shtetasve me inicialet M.Z dhe N.F i’u sekuestruan 30 kg duhan dhe dosjet ndaj tyre tashme u kane kaluar prokurorise per vepra penale. Aq duhan, kane demtuar rende ekonomine Shqiptare ! 30 kilogram duhan, ndoshta per konsum vetjak, qe u sekuestrohen 2 personave jane problem i madh per policine e Shkodres dhe prokurorine ndersa kamionet me duhan kontrabande qe levizin lirisht neper rruge por edhe grupet qe qarkullojne me qindra kilogram duhan nuk kane rendesi. Se deri kur do te vijojne te ndiqen penalisht qytetaret dhe fshataret e Shkodres, ndersa te mbyllen syte per “kokat” e medha, kete pergjigje e di vetem policia dhe prokuroria.

 

Me poshte njoftimi i plote i policise:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.Z vjeç 46, banues në fshatin  Gajtan, Shkodër, pasi dyshohet se tek Varrezat e Dëshmoreve, Shkodër, duke drejtuar mjetin motor tip “Dyang”, u kap duke transportuar dhe ju bllokuan në cilësinë e provës materiale  10 kg duhan të grirë me letra, aktivitet për të cilin nuk është i licencuar. Nenet 288/a e 178 i  Kodit Penal.

Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.F, vjeç 43, banues në fshatin  Sheldi, Shkodër, pasi dyshohet se tek Varrezat e Dëshmorëve, Shkodër, duke drejtuar mjetin “Benz”, u kap duke transportuar dhe ju bllokuan në cilësinë e provës materiale  20 kg duhan të grirë me letra, aktivitet për të cilin nuk është i licencuar. Nenet 288/a e 178 të  Kodit Penal.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts