“Askush nder ne pa festa”, nisma e artistit emigrant dhe gazetarit që solli lumturin për 200 familje në veri

0
1189

Në zonën veriore të Pukës, atje ku dhjetra familje jetojnë në vështirësi, skamje e mjerim, duket festa e vitit të ri nuk do të sjell dhimbje të shpirtit që sjell tryeza bosh dhe fëmijët që kërkojnë, por mbeten duar bosh.

Një ndër emigrantët e zonës, Artisti Fran Gjoka me banim në Shtete e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me gazetarin Armir Mehaj për të dytin vit radhazi ndërmorën nismën humane “Askush ndër në pa festa” një nismë kjo e cila synon që asnjë familje në zonën veriore të Pukës e Fushë Arrëzit të mos përjetoj mungesën e festës në tryezat e tyre.

Frani synon që asnjë familje në zonën e tij të mos mbetet pa festuar, ndaj fal kontributit të tij në masën 80% dhe disa donacioneve që mbledh nga bashkëpunëtor edhe këtë vit për të dytin vit me radhe u shpërnda paketa e solidaritetit për afro 200 familje në çdo zone e fshat të Pukës e Fushë-Arrëzit.
Paketa në përbërje të të cilës janë shporta baze e ushqimeve, pije, fruta perime dhe bakllavaja e festave është një simbol i solidaritetit, por dhe një kujtesë se edhe të varfrit e kësaj zone duhet të mos i humbin shpresat të punojnë fort për të dal nga gjendja ku ndodhen, ndaj dhe pjese e kësaj ndihme është dhe një mesazh që bashkë me paketat ka shpërndarë Fran Gjoka për patriotet e tij.

“Të nderuar vëllezër dhe motra! Si njëri prej jush më lejoni t’ju uroj prej zemre, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2018. Dhashtë Zoti që Viti i Ri që po vjen tu gjej më me pak vështirësi, më të lumtur e më me shumë punë e pasuri. Ky urim vjen nga zemre e me shumë mall, pasi si ju, dikur, jo shumë vite larg unë e familja ime kemi vuajtur, ashtu si të gjithë të tjerët nga skamja e varfëria, por jemi mundur gjithnjë të ishim të pasur në shpirt e të jetojmë me punë të ndershme.

Vëllezër e motra, bashkë me gazetarin Armir Mehaj, djalin tonë, por dhe me miq të tjerë që më kanë ndihmuar këtu në Shtetet e Bashkuara e kam ndërmarr këtë nismë për të dytin vit radhazi, që në këto ditë festash të jenë të gjithë të gëzuar. Unë e di, nuk ju bëjmë rehat me kaq pak, por e qetësoj zëmrën se vëllezërit dhe motrat e mija në Pukë nuk vuajnë për t’i kalur këto festa si të gjithë të tjerët. Në Amerikë e kudo në botë jena shumë pukjanë, secili me hallet e veta, por te gjithë të banim nga pak, për ju kishte qenë ndihmë e madhe.

Unë ju ftoj ti shtoni përpjekjet për të dal nga kjo gjendje, të punoni ndershëm ku të mundeni e sa të mundeni. Pa punë, kurrë ska për tu bërë gjë.
Zoti ju ruajt të gjithëve.
Festa e të mira past gjithmonë në familjet e çdo pukjani kudo qoftë Ai.
Dhashtë Zoti shëndet e të mira në çdo familje pukjani.
Gëzuar!
Fran GJOKA, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Fran Gjoka.

AKSIONI
Aksionit të ndihmës këtë vit ju bashkuan dhe mjaft vullnetar që kryen punën e vështirë të përgatitjes se paketës së solidaritetit dhe shpërndarjen e saj në çdo fshat të Pukës, ku një kontribut të veçantë dha dhe reparti i zjarrfikësve. Teksa ndihmat shpërndahen ata sjellin gëzim mes varfërisë ekstreme që karakterizon dhjetra familje të zonës veriore. Festat janë momente gëzimi ndaj dhe artisti Fran Gjoka dhe bashkëpunëtori i tij, Armir Mehaj shpresojnë dhe luten që nisma e tyre të këtë shkaktuar lumturi e gëzim për shtresat në nevojë të Pukës, teksa urojnë për më shumë shprese e përpjekje për të dal nga kjo gjendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here