Shërbimi i përforcuar 24 orë në spitale për festa, Manastirliu: Stafi mjekësor në gatishmëri

0
721

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dalje publike për mediat nga Spitali i Traumës deklaroi se duke nisur nga sot, deri në datën 2 janar stafi mjekësor është në gatishmëri për mbarëvajtjen e situatës.

Ajo theksoi se për t’i paraprirë çdo rreziku gjatë festimeve të ndërrimit të viteve, do të ketë stafi të shtuar të bluzave të bardha.

“Nga sot deri në dy janar, të gjitha strukturat janë në gatishmëri për çdo emergjencë. Jemi tek Trauma, që përballon situata të tilla. Kemi vendosur në dispozicion spitalet, me staf të shutuar dhe janë marrë masat për emergjenca të shtuara. Madje kemi furnizuar edhe me barna dhe pajisje. Në Tiranë janë shtuar edhe 5 pika ku do të ketë grumbullime të qytetarëve për festimeve. Situata paraqitet e qetë aktualisht, por masat janë marrë dhe stafi i mjekëve është në gatishmëri. Do doja të falënderoja ekipet mjekësore dhe infermierore që do të jenë në krye të detyrës dhe urime për vitin e ri që punojnë me kaq krenari”, tha ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here