Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Ndalimi i aktivistes së PD në kufi, shpërthen Edi Paloka: Urdhrin e...

Ndalimi i aktivistes së PD në kufi, shpërthen Edi Paloka: Urdhrin e dha Xhafaj e Rama 

0
1008

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas shoqërimit të aktivistes së PD-së, Fiqirije Nezaj në pikën kufitare të Morinës pasi rezultonte të ishte shpallur në kërkim me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.

Paloka akuzon policinë për veprime selektive e të kundërligjshme, ndërsa shkon edhe më tej kur thotë se janë pikërisht ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama ata që kanë dhënë urdhra për ndalimin e protestuesve.

STATUSI I PLOTE
Policia e Tahirit dhe Xhafes, policia e Rames eshte urdheruar nga ky i fundit te ndaloje ne menyre te kundraligjeshme, pikerisht netet e festave, qytetare qe protestuan perpara parlamentit me 18 dhjetor, ne mbrojtje te Kushtetutes.
Policia e Rames, e interceptuar nga gjithe sherbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat nderkombetare si bashkepuntore e krimit sidomos ne prodhimin dhe trafikun e droges, u rreshtua perpara qytetareve diten e protestes qe ti jepte mundesine Rames dhe deputeteve te tij, te shkelnin Kushtetuten “te pashqetesuar”.
Eshte e njejta polici qe ne keto 5 vite te pushteterimit te Rames pasi pushoi e shkarkoi specialistet, beri pjese te saj kriminele te te gjitha llojeve nga vrases e trafikante deri tek kontrabandiste e hajdute xhepash.
Eshte e njejta polici qe nderonte ne rruge me qendrim gatitu kriminelet e qe ndaloi e burgosi mbi 40 mije shqiptare se nuk paguanin dot energjine elektrike apo se kerkonin te rregullonin catine e shtepise se tyre, duke i cuar edhe drejt vetevrasjes ne qelite e burgut.
Eshte kjo polici qe sot kerkon te procedoj deputete te opozites dhe qytetaret qe u ngriten ne mbrojtje te Kushtetutes megjithese ligjin ate dite ishte pikerisht policia qe e shkeli ne menyre flagrante. Policia me 18 dhjetor jo vetem u vu ne mbrojtje te shkeljes se Kushtetutes po me sa duket ne bashkepunim dhe me urdher te Rames, tentoi te pengonte nje grup deputetesh te opozites, perfshi nenkryetarin e Parlamentit, qe te kryenin detyren e tyre, duke mos i lejuar te hynin ne sallen e seancave ne momentin e votimit, pikerisht ne kohen kur kryetari i grupit parlamentar socialist Balla po vidhte kartat e deputeteve demokrate e po votonte ne emer te tyre.
Sigurisht cdo akt i kesaj policie qe nga futja ne rradhet e saj te krimineleve, bashkepunimit me krimin e deri tek burgosja e te pafajshmeve edhe netet e festave, eshte bere vetem me porosi dhe urdher te Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka menyre tjeter pervecse perballjes dhe rrezimit te ketij qe po kerkon ti ktheje dhe nje here shqiptaret tek mjerimi dhe frika.
P.S
Sigurisht qe ne rradhet e policise ka shume punonjes te ndershem edhe sot por ata duhet te reagojne e mos konformohen me kete gjendje , ndryshe behen bashkepuntore me apo pa dashje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here