Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi

0
823

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi.

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2017 viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane.

Drejtorja e kësaj qendre Petra Behlke-Campos thotë për DW se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar.

Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here