Qeveria dhuratë aktorit Kabashi, i shton pensionit shumën e 4 pensioneve

0
984

Qeveria ka vendosur në fund të vitit të shkuar t’i japë një shtesë pensioni sa katërfshin e pensionit social për aktorin e njohur Mirush Kabashi. Vendimi është marrë më datë 29 dhjetor 2017, ndërsa është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Shuma në fjalë i shtohet pensionit në bazë të ligjit 7703, ndërsa shtetas nuk duhet t’i kalojë tetëfishin e pensionit sociale. Vendimi ka hyrë në fuqi dhe muajin e ardhshëm, aktori Kabashi do të marrë edhe shumë e shtuar tanimë.

VENDIMI i PLOTË

Nr. 819, datë 29.12.2017

PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI

TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për

sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit

të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë

shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here