27 vjetori i ‘RD’/Berisha: Organi i lirë i shtypit dhe të vërtetës…

0
713

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale me rastin e 27 vjetorit të botimit të numrit të parë të “Rilindja Demokratike”, gazetës së parë opozitare në Shqipëri. “Numrin e parë të saj shumë e shumë qytatarë e priten me padurim me një natë të bardhe, pra zbardhën natën për të siguruar një kopje të saj, e cila hapej me një editorial të pavdekshëm të redaksisë “E para është fjala!”, shkruan Berisha

Komenti i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Sot 27 vjetori i botimit të “Rilindjes Demokratike”, gazetës së parë opozitare në Shqipëri!

Të dashur miq, si sot 27 vite më parë një grup intelektualësh, gazetarësh, studentësh botuan numrin e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindjes Demokratike”, si organ i Partisë Demokratike dhe mendimit opozitar shqiptar. Vendimi për botimin e saj ishte njëri nga vendimet më të para të Partisë Demokratike. Regjimi u përpoq por pa sukses t’a pengonte botimin e saj.

Numrin e parë të saj shumë e shumë qytetarë e priten me padurim me një natë të bardhe, pra zbardhën natën për të siguruar një kopje të saj, e cila hapej me një editorial të pavdekshëm të redaksisë “E para është fjala!”

Me shpejtësi të rrufeshme gazeta, si organ i të vërtetës aktuale dhe asaj të ndaluar dhe mohuar, pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. “Rilindja Demokratike” vjen në këtë përvjetor si organi i lirë i shtypit të shkruar, organ i të vërtetës.

Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktore, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë, qe nga numeri i parë e deri në numrin e sotëm, në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare! Gëzuar!! sb

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here