Friday, April 19, 2024
HomeLajmePamje spektakolare te cilet zogjte formojne ne natyre

Pamje spektakolare te cilet zogjte formojne ne natyre

-

Ndonjëherë në natyrë ndodhin disa rastësi perfekte, që përshkruajnë në mënyrë të gjallë bukurinë dhe magjinë e botës rreth nesh.

Një episod i tillë ndodhi fotografit gjerman Daniel Biber në Kosta Brava, Spanjë, kur tufa e zogjëve formoi një re të lëvizshme.

Ky fenomen është spektakolar, ku nganjëherë qindra mijëra zogj që fluturojnë dhe lëvizin lënë përshtypjen e një lëvizje të organizuar, një trup që transformohet lehtësisht në forma të ndryshme.

Biber ishte në vendin e ngjarjes kur zogjtë filluan të fluturojnë dhe të rrotullohen, ndoshta për shkak se një grabitqar si një shqiponjë ishte afër. Pothuajse në mënyrë mbinatyrore duken format që marrin zogjtë, sikur duan t’i thonë grabitqarit “ne jemi më të mëdhenj se ti”.

Fotografitë i sollën atij çmimin ndërkombëtar në konkursin e fotografive, megjithëse ai nuk e kuptoi çfarë kishte fotografuar derisa erdhi në shtëpi dhe i futi fotot në kompjuter.

 “Vetëm kur pashë fotot në kompjuter, kuptova se çfarë lloj formash kishin bërë zogjtë. Isha aq i përqendruar në shkrepjen e fotografive në atë kohë, saqë nuk e kisha kuptuar se zogjtë kishin marrë formën e një zogu të madh në qiell”, tha Biber.

 Durimi i tij definitivisht u pagua, sepse ai kishte bërë përpjekje që të kapte një foto si kjo edhe më parë.

“Unë u përpoqa të bëja foto, por asnjëherë nuk dolën ashtu siç shpresoja. Së fundi shkova në të njejtin vend, çdo ditë për katër ditë për të filmuar ato. Zgjodha vendin ku mendoja se do të shfaqen si dhe një sfond të përshtatshëm që të duken sa më bukur që është e mundur”, përfundoi ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts