Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Vettingu në drejtësi, Kryeprokurorja Marku takon përfaqësuesit e OPDAT

Vettingu në drejtësi, Kryeprokurorja Marku takon përfaqësuesit e OPDAT

0
1010

 

Prokurorja e Përgjithshëm, Arta Marku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndihmën e ndërsjelltë në realizimin e procesit të Vetingut në radhët e sistemit të drejtësisë.

Siç njofton zyra e shtypit të Prokurorisë takimi u zhvillua dje (4 dhjetor) në Prokurorinë e Përgjithshme, ku OPDAT-i përfaqësohej nga  Jon Smibert, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e paketës së Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Marku shprehu vlerësimet për takimet periodike të Zyrës së OPDAT me Prokurorinë e Përgjithshme, për të përshpejtuar procesin e Vetingut.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu garancitë se do të kontribuojë maksimalisht që procesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi në Shqipëri të realizohet në një kohë sa më të shpejtë dhe me efikasitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here