Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 21-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja e rënde ka ndodhur në në Sarnico, rreth orës 11:30.
Mediat italiane raportojnë se në aksident janë përfshirë dy makina, një Citroen C2 ku udhëtonte i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet si dhe një ‘Skoda Yeti’ që udhëtonte një 89-vjeçare me burrin 90-vjeçar dhe djalin e tyre, një 63-vjeçar.
‘Corriere.it’ raporton se i moshuarit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore, skuadrat e zjarrfikëses, ndërkohë që për disa orë rruga u bllokua. Aktualisht policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit të rëndë.