Demtimet ne rrugen e Shirokes, Qytetaret: Bashkia te aplikoje gjoba pasi s’ka ndergjegjesim

0
898

Te besh nje xhiro ne kembe apo te pedalosh drejt Shirokes, eshte mundesi jo vetem e shijimit te bukurive te natyres, por edhe te qendrosh per disa ore larg stresit. Keshtu te pakten e perkufizojne qytetaret te cilet kane zgjedhur qe kete te shtune te shëtisin ne pedonalen e cila prej 2 vitesh i eshte shtuar kësaj zone turistike.

Por sikurse rendom ndodh ne vendin tone, objektet publike nuk mirëmbahen. Edhe ky aks ka nisur demtimin e saj, qe nga parmaket e deri tek kontinieret e mbeturinave. Per kete qytetaret kerkojne qe te aplikohet gjobe, pasi vetem ne kete menyre mund te kemi nje frenim te personave te papergjegjshem.

Ndonese ne fillim te mandatit te saj Voltana Ademi tha se do te  kete gjoba  per cdo person fizik qe demton objektet publike, ne fakt po mbushen 3 vite nga kjo deklarate, por ende nje gje e tille nuk ka ndodhur. E keshtu edhe ato pak investime qe jane realizuar, nuk zgjasin shume, pasi vete dora e njeriut i shkatërron ato.  Kjo po ndodh edhe me trotuaret ne aksin Shkoder-Shiroke….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here