Në mbledhjen e sotme të asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se së shpejti do të emërohen drejtuesit e rinj në burgje, aty ku aktualisht drejtojnë zëvendësuesit.

Me sa duket kryeministri do ndjekë të njëjtën traditë si me prefektët, ku ua besoi drejtimin ushtarakëve të karrierës, pasi u shpreh se drejtuesit e rinj në burgje duhet të jenë persona që kanë një karrierë ushtarake.

Në këtë drejtim Rama paralajmëroi edhe deputetët e qarkut të Shkodrës, se burgjet nuk ishin për tepsinë e PS-së, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha që pak ditë më parë publikoi denoncimin e një qytetari që thoshte se në Shkodër emërimet po bëheshin me listë votuesish nga deputetët Stërkaj e Doshi.

“Rreth 130 vetë kanë shkuar për ndjekje penale në burgje e të tjerë do shkojnë në ndjekje penale. Edhe në burgun e Shkodrës, gjithë përzgjedhja është bërë dhe do përfundojë përmes testimit të të gjithë atyre që përfundojnë në Akademinë e Sigurisë dhe kështu do kemi një sistem burgjesh të sigurt, evropian”,- u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY