Gomonia e dyshuar se do të trafikonte lëndë narkotike nga gadishulli i Karaburunit në Vlorë në drejtim të Italisë është kapur në Mal të Zi nga autoritetet malazezë.
Gomonia u pikas në det rreth orës 13:50 minuta të 5 janarit.
“Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë”, sqaroi dje policia.