Lajm i keq per duhanpiresit/Manastirliu paralajmerim te forte: Zero tolerance per duhanin

0
1172

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të forcohet lufta kundër pirjes së duhanit në ambiente publike.

Lufta me duhanin në ambientet e mbyllura nuk do të jetë më me aksione sporadike por me kontrolle dhe rikontrolle ditën dhe natën, në çdo bar, restorant apo ambiente të tjera publike, në zbatim të ligjit që ndalon rreptësisht konsumin e duhanit në ambiente të mbyllura, duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve.

Gjatë takimit me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor diskutuam për planin konkret për ta çuar deri në fund luftën me këtë fenomen që shkakton dëme të jashtëzakonshme në shëndet. Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin” deklaroi ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here