Muriqan, dhjetra femije ne kerkim te lemoshes, “Ky eshte faj i shtetit, tashme jane kthyer ne bezdisje”

0
960

Jo vetem me pritjen, por emigrantet qe zgjedhin piken  e kalimit kufitar te Muriqanit duhet te perballen edhe me lypjen e komunitetit rom dhe egjiptian, te cilet shpesh here kthehen dhe ne bezdisje. Drejtuesit e mjeteve detyrohen qe te mbyllin xhamat e mjeteve, me qellim qe te mos degjojne lutjet e femijeve per pak lemoshe.

Shqetesimin e tregojne edhe përpara kameres se tv1 channel, teksa thone se ky eshte faj direkt i institucioneve.

Teksa femijet keto dite pushimesh struken prane zjarrit, jo te gjithe kane kete luks. Sepse femijet qe shihni ne pamje, me rroba te grisura, dalin se bashku me prinderit ne kërkim te dickaje. Ata thone se kjo eshte buka e gojes.

Pushimet e fillim vitit sic duket shijohen edhe nga drejtoria e shërbimeve sociale ne Bashkine Shkoder e cila nuk ve ujin ne zjarr per te sistemuar kete komunitet, i cili eshte prezantimi i pare qe i behet te huajve qe shkelin token Shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here