Njihuni me dronët që mund të mbjellin 100,000 pemë në ditë

0
1106

Çdo vit në botë priten rreth 15 miliardë pemë ndërsa mbillen vetëm 9 miliardë, një humbje prej 6 miliardë pemësh në vit. Mbjellja e pemëve me dorë është e ngadaltë dhe e shtrenjtë. Për të mbajtur ritmin me traktorët dhe buldozerët që pastrojnë sipërfaqe të mëdha tokash, është e nevojshme një zgjidhje në shkallë industriale, siç është droni që mund të mbjellë deri në 100,000 pemë në ditë.

 

 

‘BioCarbon Engineering’, një kompani me bazë në Britaninë e Madhe e mbështetur nga prodhuesi i dronëve ‘Parrot’ ka gjetur një metodë për të mbjellë pemë shpejt dhe lirë, si dhe në zona që janë të vështira për të hyrë ose të paqëndrueshme.

Në fillim droni skanon topografinë për të krijuar një hartë 3D. Pastaj modeli më efikas i mbjelljes për atë zonë llogaritet duke përdorur algoritmet.

Një dron mund të shpërndajë farat e mbjelljes në një sipërfaqe toke me një shpejtësi të madhe, 1 në sekondë ose rreth 100,000 fara në një ditë. Me 60 dronë mund të mbillen 1 miliard pemë në vit. Inxhinierët e sistemit vlerësojnë se metoda e tyre është rreth 10 herë më e shpejtë dhe vetëm 20% e kostos së mbjelljes me dorë. Dhe për shkak se nuk përfshihen makineri të rënda, është e mundur të mbjellësh në zona të vështira për t’u arritur që nuk kanë rrugë, terrene të paarritshme. Ekipi i kompanisë ‘BioCarbon’ ka testuar teknologjinë e tij në vende të ndryshme, përfshirë Australinë.

Sakaq një ide e ngjashme po përdoret nga kompania ‘DroneSeed’ në Oregon, e cila po përpiqet të krijojë një epokë të re të “pyjeve të sakta” me përdorimin e dronëve për të mbjellë pemë.

Sipas vlerësimeve, bota humbet nga 74.000 deri në 95.000 milje katrorë të pyjeve në vit – një sipërfaqe e barabartë me 48 fusha futbolli të humbur çdo minutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here