Ka ndërruar jetë në spitalin në Spitalin e Traumës në Tiranë Edmir Nilaj, i cili u plagos me një plumb në kokë në orët e para të 3 shtatorit 2017 në Beltojë të Shkodrës. Admir Dekovi, autori i vrasjes së ndodhur pas një konflikti çasti është ende në kërkim policor.
Ngjarja
Ish–efektivi i forcave speciale të ushtrisë qëlloi me plumb në kokë 21-vjeçarin Nilaj sapo doli nga një lokal me muzike “live”, në Beltojë.
Edmir Nilaj nga Vukeli i Malësisë së Madhe, ishte pjesë një grupi të rinjsh klientë në lokalin e natës.
Konflikti nisi me disa të rinj të tjerë që ishin në një tavolinë ngjitur. Sipas hetimeve, shkak ishte një celular i humbur nga 21-vjeçari.
Nën konsumin e alkoolit pati fyerje dhe shtyrje mes njeri – tjetrit.
Sherri vijoi jashtë lokalit dhe në një moment, 35-vjeçari Admir Dekovi nxori një armë dhe fillimisht e goditi me qytën e saj Nilajn e me pas me një plumb.
Pas ngjarjes, Dekovi ia mbathi dhe vijon të jetë ende nën hetim, ndërsa Nilaj u transportua në spitalin e Shkodrës as ngjarjes. Për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pas 3 muaj në agoni ndërroi jetë një ditë më parë.