Shqipëria, në mesin e vendeve me pamjaftueshmëri për sigurimin e ushqimeve bazë

0
734

Vetë-mjaftueshmëria e ushqimit i referohet kapacitetit të një vendi për të plotësuar nevojat e veta të ushqimit nga prodhimi vendas. Sipas një harte të re të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e ofruara nga FAO, Shqipëria nuk arrin që të përmbushe vetë nëpërmjet prodhimit, nevojën për ushqimet bazë.

Sipas FAO-s, “koncepti i vetë-mjaftueshmërisë ushqimore në përgjithësi nënkupton se deri në ç’masë një vend mund t’i plotësojë nevojat e saj ushqimore nga prodhimi i saj i brendshëm”.
Ky përkufizim më themelor mund të zbatohet në nivel të individëve, shteteve ose rajoneve. Në kontekstin e debateve mbi tregtinë dhe sigurinë e ushqimit, vetë-mjaftueshmëria zakonisht i referohet vendeve që kërkojnë të prodhojnë të gjithë ose shumicën e ushqimit të tyre për konsum të brendshëm.

Megjithatë, FAO thekson se disa vende që konsiderohen si të vetë-mjaftueshme në shkallë kombëtare ende mund të kenë një pjesë të popullsisë së tyre që përjetojnë urinë dhe kequshqyerjen.

Vende të tilla mund të prodhojnë sasi të mjaftueshme të kulturave të caktuara, të tilla si drithëra, por ato ende mund të importojnë sasi të konsiderueshme të frutave dhe perimeve për të arritur një dietë të shëndetshme. Disa vende të pavarura mund të kenë nivele më të larta varfërie që pengojnë qasjen adekuate në të gjithë popullsinë. Vende të tjera që janë të vetë-mjaftueshme mund të mos kenë asnjë problem në sigurimin e dietave adekuate dhe ushqyese për popullatën e tyre.

Shtetet që edhe harta i tregon si të “zonjat” për të siguruar vetë ushqimet bazë, janë: Argjentina, SHBA, Rusia, Malajzia, Australia.

Sipas një raporti të fundit, Të paktën 290 mijë shqiptarë kategorizohen në grupin e atyre me vakte të reduktuara për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm. Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO), për urinë, i vitit 2017 vlerëson se në Shqipëri prevalenca e pasigurisë së lartë ushqimore prek 10% të popullsisë totale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here