Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Vasili i përgjigjet Ramës: Je mashtrues, vrave reformën në drejtësi

Vasili i përgjigjet Ramës: Je mashtrues, vrave reformën në drejtësi

0
878

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e quan mashtrues pa shërim kryeministrin Rama.

Nga selia e LSI-së, përmes një deklarate për median Vasili iu përgjigj Ramës i cili deklaroi se rruga që i kishte ndarë ata në koalicionin e mandatit të qeverisjes së parë kishte qenë pikërisht reforma në drejtësi.

Petrit Vasili: “Është mashtrus pa shërim, mashtrus i rëndomtë dhe shkollëpakët. Një pyetje publike i bëj Ramës, cili është ligji, elementi kushtetues dhe nisma legjislative që nuk ka pasur apo ka pasur pengesë nga LSI?!

Ky jo vetëm që është mashtrues por dhe i paditur. Ky i ka thënë më ndihmoni ta kap drejtësinë që ti bëj presion kundërshtarëve.  Vetingu është në fuqi falë votave të LSI-së. Pa 21 votat e LSI-së nuk do të kishim veting në Shqipëri.  Ai i detyrohet mirënjohje LSI por është i pabesë prandaj ka këtë qëndrim.

Ai që vdiq reformën në drejtësi është Edi Rama. Ai është autori i vrasjes së reformës në drejtësi. Do pranohet në shqip apo në drejtësi nuk ka rëndësi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here