Saturday, September 7, 2024
Home Kronika Aksident në Itali, vdes i riu shqiptar

Aksident në Itali, vdes i riu shqiptar

0
1211

 

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Breshia të Italisë. Ngjarja ndodhi paraditën e sotme rreth orës 11:00 në autostradën “469” në Sarnico.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, por mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar po udhëtonte me një makinë tip “Citroen C2” dhe u përplas me një “Skoda”, që drejtohej nga një 63-vjeçar italian.

Pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e 63-vjeçarit, përkatësisht të moshës 90 dhe 87 vjeç.

E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rënë dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa bashkëshorti i saj 90-vjeçari dhe djali i tyre janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra.

Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here