Deputeti i PD, Shehu: Rama po përfshihet në punësimin e infermierëve, po “shkallmon” sistemin

0
688

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka reaguar ndaj qendrimit të kryeministrit Rama për sistemin shëndetësor në vend. Ditën e djeshme në mbledhjen e Asamblesë së PS, kreu i Qeverisë tha se punësimi i infermierëve do të bëhet sipas meritës, dhe jo siç ka ndodhur deri më tani.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Shehu thotë se kryeministri Rama po e “shkallmon” shëndetësinë. Duke u shprehur se Rama e harroi shëndetësinë falas, Shehu thotë se në një vend me ekonomi tregu, kryeministri nuk duhet të përfshihet në punësimin e infermierëve.

POSTIMI I PLOTE

KRYEMINISTRI VAZHDON TA “SHKALLMOJE” ME TEJ SHENDETESINE; EDHE DJE NE ASAMBLENE E PS!
Z.Rama hodhi tymnajen e radhes, leshoi ne treg risine “mrekulliberese”: infermieret e te gjithe institucioneve do te perzgjidhen me nje “seleksionim” qendror. Harroi…, shendetesine falas”.
Ide utopike e minimaliste, produkt i nje vizioni ekstremisht centralist , i rrezikshem e bllokues ky per te gjithe sistemin.

Nuk eshte detyra e nje Kryeministri te nje vendi me ekonomi tregu te perfshihet ne kete forme edhe ne emerimet e infermiereve ne vend, duke e perdorur si zgjidhje.

Detyra e tij eshte e kunderta: te paraqese politika stimuluese e decentralizuese te sistemit per daljen nga varferia ku e ka futur sot, duke krijuar se pari nje sistem financimi solid e autonom, me politika reale sociale.

Detyra e tij eshte te decentralizoje spitalet drejt konceptit “spitali ndermarrje”, te shtyje sistemin paresor me larg se decentralizimi drejt “profesionistit te lire”, te integroje institucionet private me sistemin publik, te flase per “tregun e shendetit”, rritjen e numrit te shtreterve, te mjekeve (nje “specie ne zhdukje” kjo), pra per permiresimin e cilesise se sherbimit, qe sot e ka cuar te fundit ne Europe.

Fatkeqesisht Z.Rama dhe Rilindja ne teresi, vazhdon te beje te kunderten, duke na shtyre keshtu drejt kolapsit te plote te sistemit shendetesor, duke e kthyer ate neser ne nje hapesire bosh, me vetem disa “koncesione” qindra milioneshe Euro perqark.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here