Personi që shihni në foto është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së marokenes Kadjia Bencheikh në Itali. Bëhet fjalë për Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, i cili dyshohet se ka ka bashkëpunuar në krim me dajën e tij, Agim Ajdinaj, 51 vjeç. I riu studionte në Universitetin e Romës.
46-vjeçara u gjet e masakruar copa-copa në një ullishte në Verona të Italisë më 30 dhjetor të vitit të shkuar.
Mësohet se Ajdinaj akuzohet se ka vrarë dhe bërë copa-copa me një sharrë trupin e bashkëjetueses, ndërsa nipi i tij e ka ndihmuar për ta copëtuar trupin e për ta fshehur kufomën në fshatin Valeggio të Veronës.
Marokenia jetonte prej 20 vitesh në Verona, ndërsa punonte si kujdestare por edhe pastruese sipas rastit. Agim Ajdinaj, nga Patosi, ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga burri i saj prej 9 vitesh. Ndërkohë, ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit dhe viktimës.