Kreu i ri i antimafias italiane së shpejti në Tiranë, takim me Xhafaj dhe Markun

0
819

Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho pritet që brenda janarit 2018 të kryejë vizitën e parë zyrtare të tij në Shqipëri.

Tashmë është rënë dakord që de Raho të vij në Tiranë brënda Janarit dhe ndër vizitat e tij më të rëndësishme të jenë ato me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, Kryeprokuren Arta Marku dhe ministrin e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Prokurori i ri i antimafias italiane i cili mori detyrë në muajin nëntor do të vij në Tiranë për të dhënë mbështetje istitucioneve tona për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit.

Vizita e de Raho në Tiranë përkon dhe me një moment kyç për vedin tonë ku për herë të parë do të bëhen publike rezultatet e para të Vetting-ut si dhe nisjes së operacionit masiv për sekuestron e pasurive të pajustifikuara që gëzojnë grupe kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here