Thursday, September 12, 2024
Home Ekonomi Nis operacioni i shpimit të pusit të naftës në Shpirag

Nis operacioni i shpimit të pusit të naftës në Shpirag

0
814

 

Dy ditë më parë, ka nisur operacioni i shpimit te pusi i Vlerësimit Shpiragu-4.

Në operacion po merr pjesë krahas kompanisë private, edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

“Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.

Vlerësimi ka për qëllim të vlerësojë naftëdhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të AKBN kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Adrian Bylyku, ndoqën nga afër fillimin e operacioneve të shpimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here