Shkaterrimi i Plazhit te Shirokes, Kioskat prej druri jane kthyer ne kontiner mbeturinash

0
1290

U përurua 5 vite me pare nga Bashkia Shkoder si nje plazhe i vogel model, mbi bazen e te cilit do te ndertoheshin shume te tjera brigjeve te Liqenit te Shkodres deri ne Zogaj. U shpenzuan si fillim 3 milione leke te reja, ku u instaluan kioskat prej druri, u sistemua vendi per pushuesit si dhe u pastruan mbeturinat qe kishin qëndruar stok prej vitesh. Kaq si fillim, me pas jo vetem qe nuk u ndertua asnjë plazhe tjeter, por edhe ky u la ne meshiren e fatit. Kioskava u jane vjedhur dritaret e dyert, ndersa mjedisi brenda tyre u ngjane vendeve ku depozitohen mbeturina.

Fatmir Meti e ka shtepine ne afërsi te këtij plazhi. Perpiqet qe rrugen ta mirembaje sado pak. Ai thote se nese do te ndihmohej nga Bashkia, eshte gati qe vullnetarisht te angazhohet per mirëmbajtjen e rruges, ndersa per gjendjen e plazhit thote se ndihet i turpëruar sidomos kur vine turiste te huaj

Jo vetem gjate veres, por edhe ne dimer Shiroka vazhdon te mbetet mjaft e preferuar per pushimet e fundjaves. Kete e dine te gjithe, me përjashtim te Bashkise Shkoder !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here