U hap dy muaj me pare per te rregulluar tubacionet e ujesjellesit, por nuk u kujtua me njeri qe ta mbyllte dhe asfaltonte. Per pasoje ne unazen perendimore te qytetit te Shkodres prane rrethrrotullimit ne Rus, thuajse çdo nate del jashte përdorimit nje autoveture, pasi bie ne kete grope dhe thyhet shasia.
Eshte rruge mjaft e qarkulluar si diten ashtu dhe naten, nga automjete te shumta, megjithatë Bashkia Shkoder nuk merakoset per gjendjen e saj, ku veç gropave te hapura nga punimet e ndryshme, edhe pusetat jane amortizuar ne gjithe gjatesise e saj.
Per rrjedhoje demtimi i automjeteve eshte i pashmangshem, por ç’eshte me e rendesishmja rrezikon aksidente nga devijimet qe bejne drejtuesit e mjeteve per te shmangur renien ne puseta ! Unaza perendimore e Shkodres eshte segmenti me i ngarkuar me trafik automjetesh ne kete qytet, pasi lidhet edhe me superstraden Shkoder – Hani i Hotit dhe supestraden Shkoder – Tirane.
Por pavarësisht kësaj rendesie, kujdesi per kete segment eshte inekzistent ! Ne te shumten e kohes sistemi i ndriçimit gjate nates nuk funksionon, ndersa gropat ne rruge dhe pusetat e shembura jane gjithnjë prezente.
Kjo situate eshte bere shpeshherë objekt i kronikave televizive me shqetësimet e shprehura nga drejtuesit e mjeteve, te cilet edhe pse paguajn rregullisht taksat per mirëmbajtjen e rrugeve, detyrohen te ecin ne keto kushte skandaloze jo ne nje rruge rurale, por ne unazen kryesore te qytetit, te shoqeruar ne distance nga indiferenca e drejtuesve te Bashkise Shkoder.