Ndonëse shumë të rinj zgjedhin të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë, ndonjëherë fati nuk u buzëqesh. Ndaj rrëfimi i këtij të riu që kërkoi azil në Francë është shembulli më i mirë i sakrificës. Në një video të publikuar nga JOQ, shihen kushtet e vështira në të cilat jetonte ai, ndërsa sot disa shqiptarë të tjerë, në një godinë të braktisur dhe tërësisht të shkatërruar.
I riu shqiptar deklaron se shteti francez nuk u siguroi strehim në azil atij dhe miqve të tij, kështu që u detyruan të jetonin në një vend të braktisur.
“Përshëndetje jam një djalë i cili kam jetuar në këtë vend të braktisur në Caen të Francës dhe tani jetojnë ca shokë të mi të cilët shpresojnë se shumë shpejt do bëhet mirë për ta të paktën aty ku janë, meqenëse Shqipëria nuk ju ofron asgjë përveçse papunësi, varfëri, mërzitje dhe stres. Kërkuam azil por Franca nuk na strehoi të paktën ne beqarëve jo dhe madje dhe shumë familje të tjera flinin jashtë gjersa shteti i strehonte dhe kështu ishim të detyruar të kërkonim një strehim për të futur kokën.”, pohon i riu. Në pamjet në fjalë shihen kushtet skandaloze në të cilat jetojnë shqiptarët, duke nisur nga një kuzhinë e improvizuar apo dhe dhoma e gjumit.