“Aksioni Kombetar i Pastrimit”, Ne Shkoder filloi si nje flake kashte dhe u shua

0
721

Edhe pse jemi ne periudhen e Aksionit Kommbetar per Pastrimimin e Mjedisit, faktikisht situata sa i perket mbeturinave eshte e njejte.  Asgje deri tani nuk ka ndryshuar ne Shkoder dhe po vazhdoi keshtu, as qe do te ndryshoje. E thene qarte, ky aksion ka deshtuar pa filluar akoma  mire.

Rrethina e Shkodres ku jane bere keto filmime, jane shembulli me domethenes i këtij deshtimi. Kur edhe ne kuroren e gjelbert te qytetit mbeturinat lihen stok, kuptohet se ç’ndodhe ne njesite administrative me ne thellesi te territorit.

Bashkia Shkoder per vitin 2018 e ka rritur tarifen e pastrimit  qe  duhet te paguajne qytetaret, perfshi edhe familjaret ne njesite administrative. Kryetarja e Bashkise, Voltana Ademi, e argumentoi kete rritje me koston qe kushton pastrimi i mjedisit nga mbeturinat si ne qytet ashtu dhe ne fshatra.

Kjo edhe ne përshtatje me kërkesat e Aksionit Kombetar te Pastrimit, qe zgjate deri ne muajin maj, per te ia lene vendin sezonit veror turistik. Por koha tregoi se,  fillimi i këtij aksioni ne Shkoder, me nje veprimtari para nje muaji ne Ana e Malit, ishte thjeshte nje flake kashte dhe gjithçka u shua !

Aksioni per pastrimin eshte harruar, nuk flitet me per te as nga Bashkia Shkoder dhe as nga inspektoriatet e mjediseve !  Nga ana tjeter stoqet me mbeturinat vazhdojne te rriten çdo dite, duke u kthyer ne burim sëmundjesh si dhe duke shemtuar bukurite natyrore te mjedisit per rreth Shkodres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here