Lirimi nga detyra i Haki Çakos është komentuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte në një deklaratë për gazetarët në momentin kur mësoi lajmin.
Basha e cilësoi si të vonuar largimin e Haki Çakos, por tha se ai është një “kokë turku”, pasi sipas tij “kupola e krimit drejtohet nga Rama”.
“Është një hap i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë në të cilin e ka zhytur krimi institucionin e policisë. Është një kokë turku, pasi kupola e krimit drejtohet nga Rama dhe nga Fatmir Xhafa”, tha kryedemokrati Basha.