Friday, April 19, 2024
Home Uncategorized Basha mbledh sot aleatët e opozites për caktimin e datës se protestës...

Basha mbledh sot aleatët e opozites për caktimin e datës se protestës se paralajmeruar

0
725

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 10:00 aleatët parlamentarë për të përcaktuar datën e protestës. Takimi do të zhvillohet në selinë blu. Mësohet se në takim Basha ka thirrur edhe kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka.

Opozita do të nisë protestat ditën e rifillimit të punimeve të parlamentit të Shqipërisë, 15 janar 2018. Pikërisht për të koordinuar veprimet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar mbrëmjen e së dielës (7 janar 2018) një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike.

Për rreth një orë palët mësohet se kanë diskutuar mbi qëndrimet që do të mbajnë ndërsa mësohet se në tryezën e bisedimeve ka qenë dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili,dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe Sekretari Organizativ Enno Bozdo.

Burimet bëjnë me dije se dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar.

Po ashtu edhe në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur përgatitjet, ndërsa degët janë udhëzuar që të marrin masa për pjesëmarrje masive.

Sesioni parlamentar në dhjetor të vitit të shkuar u mbyll me protesta të opozitës, kundër zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.Sipas PD-LSI, kreu i akuzës duhej të zgjidhej pas ngritjes së KLP, institucion që ende nuk është konstituuar për shkak të mungesës së kandidatit të shoqërisë civile.

Beteja e opozitës në sesionin e ri do të jetë shumëplanëshe.Paralajmërohet se dy do të jenë çështjet jetike për të cilat opozita fton qytetarët të protestojnë, varfërinë si produkt i një qeverisje ilegjitime dhe dhënien fund të asaj që e cilësojnë qeveri ilegjitime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here