Detajet e protestës masive në Tiranë, zbulohet plani i Bashës dhe Kryemadhit

0
927

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD.

Në takimin që nisi në orën 19:00, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, Kryemadhi diskutoi me Bashën për protestën e paralajmëruar të janarit e cila besohet të zhvillohet më 15 janar, me rastin e nisjes të seancës së parë parlamentare për vitin 2018.

Protesta mund të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe pritet të jetë edhe më masive se ajo e 18 dhjetorit, që u bë për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme të përgjithshme.

Pas takimit me Kryemadhin e Vasilin, Basha priti në zyrë dy nënkryetarët Edi Paloka e Edmond Spaho, sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretarin organizativ Eno Bozdo, ku diskutoi për detaje të tjera në lidhje me protestën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here