“I rrezikohet jeta në qeli për shkak të sëmundjes”, lirohet një prej anëtarëve të organizatës së Xibrakës

0
1291

Një prej anëtarëve të organizatës së Xibrakës është liruar nga burgu, për shkak të gjendjes shëndetësore. Kelmend Dalipi vuan nga një sëmundje shëndetësore, dhe nisur me pretendimin se në qeli i rrezikohet jeta, ka kërkuar lirinë.

Kelmend Dalipi fillimisht u dënuar me 11 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin në 7.3 vite. Ai u arrestua bashkë me të vëllanë Arjan Dalipi pasi në Xibrakë të Elbasanit në vitin 2015 u zbulua një laborator droge. Ata u arrestuan pasi magazina e kthyer në laborator droge, është në pronësi të tyre.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Kelmend Dalipi ka fituar lirinë.

Pjesë e kësaj organizatë është Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Ermal Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here