Kryemadhi: Në mbi 20 fjalime Rama i është ‘lutur’ LSI-së për koalicion

0
742

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët  ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, se LSI është në krahun e atyre që nuk e duan Reformën në Drejtësi.

Kryemadhi u shpreh se “LSI dhe vetë ajo nuk e njohin nocionin e frikës, ndryshe nga Rama, që sipas saj shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë”.

Kryetarja e LSI gjithashtu tha se në një kërkim të bërë në mbi 20 mijë fjalime të Ramës, del që ky i fundit i ka bërë vazhdimisht thirrje LSI-së për koalicion.

“Rama në fakt duke qenë se është frikacak, mendon se dhe tjerët janë kështu. LSi nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit, por nga institucionet. Ai shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për mënyrën si ka jetuar, punuar e vepruar. Ai ka shumë frikë. Ndërsa me reformën, ose koalicionin e famshëm, ne kemi bërë research mbi 20 fjalime të Ramës, që ky i fundit i bënte thirrje LSI-së për koalicion. Ai shquhet për mashtrim të opinionit publik. Ai nuk ndryshon dot asgjë nga ajo që është shkruar në 2018-n për fatin e tij politik,” tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here