Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët parlamentarë për datën e protestës. Takimi ka nisur në orën 10:00. Mësohet se në takim Basha ka thirrur edhe kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka. Burime nga PD bëjnë me dije se opozita do të nisë protestat me 27 janar.
Vendimi është marrë mbrëmjen e djeshme në takimin që Basha pati me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Për rreth një orë palët mësohet se kanë diskutuar mbi qëndrimet që do të mbajnë ndërsa mësohet se në tryezën e bisedimeve ka qenë dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili,dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe Sekretari Organizativ Enno Bozdo.
Burimet bëjnë me dije se dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar.