Dy gra nga Kosova janë gjetura të vdekura në një apartament në Zvicër. Mediave vendase bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, një 54 vjeçar nga Kosova.
Ishte e qartë që në fillim për hetuesit, se dy gratë kishin ndërruar jetë nga një vdekje e dhunshme tha policia kantonale e Aargaut. 54-vjeçari u arrestua për dyshime urgjente.
Viktimat janë dy gra të rritura që, sipas dyshimeve fillestare, vijnë nga mjedisi familjar i të paraburgosurit. Sipas policisë kantonale Aargau, një viktimë është një 38-vjeçare shqiptare. Ajo duhet të jetë gruaja e të arrestuarit kosovar.
Identiteti i gruas së dytë ende nuk është sqaruar përtej dyshimit. Por ajo gjithashtu dyshohet se është nga rrethi familjar i viktimës tjetër.
Për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes, prokurori Brugg-Zurzach ka urdhëruar autopsinë e trupave të tyre.
Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Motivi dhe sfondi i veprës së përgjakshme janë ende të paqarta. Si pjesë e një hetimi kriminal të hapur nga zyra e prokurorit publik, policia kantonale e Aargaut ka filluar hetimin e saj.