Kryeministri Edi Rama ashtu si për çdo mëngjes e ka nisur ditën me një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.
Në një postim në faqen e tij të “Facebook”-ut, Rama ka shpërndarë një video të një media italiane, ndërsa shkruan se Shqipëria klasifikohet si shteti i parë që ka shënuar rritje të prenotimeve turistike në festat e fundvitit.
“MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë kalsifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për tu zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë 🌟”- shkruan Rama.