Rrahu barbarisht gruan dhe i theu kafkën fëmijës, boksieri shqiptar del para gjyqit

0
1681

Një kikbokser shqiptar ka dalë para bankës së të akuzuarit në Gjykatën Penale të Bazelit, pasi akuzohet se ka tentuar që të vrasë bashkëshorten e tij dhe ka plagosur rëndë fëmijën e tyre. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat zvicerane akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar gruan e përgjatë tri viteve.

‘Basellandschaftliche Zeitung’ dhe ‘Telebasel.ch.’ shkruajnë se herën e fundit, goditja e tij mbi gruan ka pasur pasoja të rënda edhe për foshnjën e tyre të nëna po e mbante në krah. Albinfo.ch shkruan se foshnja kishte pësuar me atë rast thyerje të kafkës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në mars të vitit të kaluar. Teksa shoqërohej nën masa të rrepta sigurie, të lidhura me pranga si duart dhe këmbët, shqiptari nga Kosova ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ndërkohë, më herët ka qenë i dënuar për rrëmbim dhe çështje me trafikun.

Bashkëshortja e pranishme në sallë, dukej e frikuar dhe gjatë marrjes në pyetje disa herë ka shpërthyer në lot. Ajo thotë se e ka dashuruar burrin e saj dhe për këtë arsye e ka falur, ndërsa bindte herë pas here edhe në kundërshtim me deklaratat e saj. Në fillim të marrjes në pyetje, nën presionin e burrit, gruaja kishte dhënë deklaratë tjetër. Në sallën e gjyqit ka qenë e pranishme edhe familja e të pandehurit, duke bërë kështu që situata të jetë shumë e tensionuar. Sakaq, Gjykata Penale e Bazelit pritet që të japë vendimin për shqiptarin ditën e enjte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here