Trafik droge dhe kontrabandë/ Arrestohen 2 shqiptarë

0
799

Nga Guardia di Finanza, janë ekzekutuar nëntë urdhra arresti në provincat e Brindisit, Barit e Lecces. Trafiku, përfshirë alkoolin dhe cigaret lëvizte mes dy brigjeve të Adriatikut.

Mëngjesin e ditës së sotme kanë përfunduar në pranga 8 persona pas urdhrave të lëshuar nga gjykatësi i hetimeve fillestare në përfundim të një hetimi mbi një linjë trafiku të alkoolikeve, cigareve dhe drogës.

E gjitha filloi me zbulimin, gjatë kontrollit në portin e Brindisit, të një veprimtarie kontrabande të duhanit dhe alkoolit të prodhuar nga Holanda, Lituania dhe Polonia, mallrat e fshehura nën ngarkesa të mbuluara dhe të mbrojtura me dokumentacion të rremë. Personat e arrestuar janë pesë nga Brindisi, një nga Bari dhe dy shqiptarë.

Të arrestuarit janë: 
Luciano Pagano, 43 vjeç;
Italo e Giuseppe Lorè, 42 e 45 vjeç;
Luigi Spina, 37 vjeç;
Nicola Magli, 36 vjeç;
Luisa Savoia, 48 vjeç,
Keliant Llaka, 27 vjeç;
Simone Bressani, 38 vjeç.

Shqiptari tjetër është në arrati dhe në kërkim nga policia.
Pagano, Bressani dhe Savoia janë të përfshirë në çështjen e mashtrimit doganor, të tjerët në trafikun e drogës me Shqipërinë.

Gjatë hetimit të këtij trafiku, hetuesit e ‘flakëve të verdha’ kanë ndërtuar itinerarin e furnizimit të marijuanës midis Shqipërisë dhe brigjeve të Brindisit, duke arritur në kapjen e një ngarkese në Lendinuso më 15 dhjetor 2016, e cila çoi në konfiskimin e 480 kg drogë në një motobarkë dhe një makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here