Trafik droge dhe kontrabandë në Itali, 9 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

0
857

Policia e Brindisit ka vënë në pranga 9 persona, mes tyre shqiptarë dhe italianë, pasi akuzohen të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa shpërndahej në disa zona të Italisë. ‘La provinciacr.it’ shkruan se të arrestuarit akuzohen dhe për kontrabandë cigaresh dhe alkooli.

Bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme ku janë përqendruar hetimet e Prokurorisë Publike të Brindisit, ku kjo e fundit ka kërkuar marrjen e masave të sigurisë për grupin që vepronte në krahinat e Brindisit, Barit dhe Leçes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here