ULTIMATUMI PËR KOMPANITË E SIGURIMIT, MASAT QË DUHET TË MERREN BRENDA 15 JANARIT PËR SHITJEN E SIGURACIONEVE

0
798

 

Dy inspektime të zhvilluara në muajin nëntor nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në pikat e shitjes së policave për sigurimin e detyrueshëm motorik, dolën në përfundimin se ka shkelje në ushtrimin e veprimtarisë së agjentit apo punonjësit të disa shoqërive të sigurimit.

Duke marrë parasysh këtë problematikë por edhe të tjera AMF u ka vendosur një afat final kompanive të sigurimit që brenda 15 janarit të marrin masat e nevojshme për të eliminuar këto shkelje.Së pari kompanive ju është kërkuar që kontratat e sigurimit të detyrueshëm MTPL, të të shiten vetëm nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve, në zbatim nenit 38, të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Nga ana tjetër nënshkrimi i kontratave të sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta të bëhet vetëm nga ndërmjetësit në sigurime ose nga punonjës të shoqërive të sigurimit.

Të gjitha shoqërive të sigurimit u është kërkuar te  depozitojnë në Autoritet listën e punonjësve të autorizuar për nënshkrimin e kontratave të sigurimit, si dhe dokumentin që vërteton se është punonjës pranë kësaj shoqërie sigurimi.

Lista e kërkesave përfshin edhe faktin që agjentët në sigurime nuk duhet të ushtrojnë veprimtari të tjera përveç atyre që parashikohen në legjislacionin në fuqi ndërkohe që secili prej tyre duhet të disponojë policën e sigurimit të përgjegjësisë, sipas nenit 197, të Ligjit nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Afishimi i çmimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar që çdo agjent ose punonjës në ambientet që ushtron veprimtarinë të ketë të afishuar në vende të dukshme:

  1. Tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm konform legjislacionit në  fuqi;
  2. Kopje të kushteve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm;
  3. Licencën e agjentit ose autorizimin e punonjësit për të nënshkruar kontrata sigurimi.

“Çdo agjent ose punonjës duhet të pajiset me dokument identifikimi (shenjë dalluese) i cili të jetë lehtësisht i identifikueshëm nga publiku dhe të përmbajë të paktën këto elementë: emër, mbiemër si dhe statusin e personit që nënshkruan kontrata sigurimi (agjent/punonjës), logon e shoqërisë së sigurimit, numrin e licencës dhe vlefshmërinë e saj/kontratës dhe vlefshmërinë e saj (kur është agjent/punonjës). Çdo ndryshim i të dhënave mbi bazën e së cilës është marrë miratimi/licenca duhet të jetë objekt i njoftimit në Autoritet” thuhet në vendimin e AMF.

Për nënshkrimin e kontratave të sigurimit agjentët nuk duhet të autorizojnë askënd pasi kjo është një procedurë që duhet të kryhet vetën preh tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here