Rama prezanton nismën e re “3 lëndë në gjashtë orë”

0
1286

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në një komunikim online me mësues dhe prindër nismen 3 lëndë në gjashtë orë. Gjatë diskutimit kryeministri theksoi se do të presë propozime të reja në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët si dhe do tu japë mundësinë qytetarëve të kërkojnë interpelanca  me ministrat.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla propozuan reformimin e kalendarit ditor të orëve mësimore përmes nismës “3 lëndë në 6 orë”.

Për këtë qëllim në zyrën e bashkëqeverisjes me qytetarët u zhvillua një komunikimin interaktiv online me një grup prindërish, mësuesish dhe nxënësish. Gjatë diskutimi u bë e ditur se  nisma do të zbatohet prej datës 1 Shkurt.

Rama: Kemi diskutuar me ministren disa herë lidhur me problemin e madh të ngarkesës mësimore, të ngarkesës fizike të çantave çdo mëngjes për fëmijët, për çka ishte menduar një qasje tjetër. Ndërkohë, falë kurajos për të besuar të zonjës që u bë shkaku që ju jeni bashkuar sëbashku dhe që ne të jemi këtu sëbashku, ne gjendemi me një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe shumë të plotë përpara nesh në tavolinë.

Kryeministri nënvizoi se dhe për arsimin do të ketë një platformë të posaçme për të dhënë mendime.

Rama: Ankesat e njerëzve në Platformë adresohen sipas afateve që kemi premtuar dhe se çdo ankesë që vjen nga Platforma nuk kalon nëpër filtrat e burokracisë, që shpesh herë janë problemi ynë i përbashkët, por shkon drejt e te ministri apo ministrja

Por po ashtu prindërit do të kenë të drejtën që të kërkojnë interpelanca me kryeministrin apo dhe një ministër. Dhe për këtë Rama premtoi se do të ndjekë zbatimin e të gjitha kërkesave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here