18 mije monitorime kryesisht me fokus ujin e pijshem, por jo vetem jane kryer gjate vitit 2017-te nga zyra e shendetit mjedisor prane drejtorise se shendetit publik. Rezultatet e tyre kane qene me pozitive se vitet e shkuara, thote shefi i ketij sektori Burim Gjyli.
Depozitat e ujit mbi pallate vijojne te mbeten shqetesim, pasi mos pastrimi i tyre behet burim infeksionesh.
Ky sektor ne drejtorine e shendetit publik perballet me mungese personeli per te perballuar fluksin e punes, prandaj prej kohesh apelohet qe te merren masa per shtim personeli, gje qe ende nuk eshte kryer. Kjo problematike eshte prezente ne te gjitha rrethet e vendit.