2018-ta, s’ka rritje taksash e tarifash, Gjylbegaj: 612 mln leke arketime, nga amnistia perfituan 120 biznese

0
715

Viti që lamë pas u mbyll me realizim të të ardhurave në masën 98% nga bashkia Shkoder. Ky institucion pas analizës së bërë dhe nxjerrjes së të dhenave përfundimtare, thotë se janë arkëtuar 612 milion lekë, ku peshën më të madhe e mban qyteti, në masën 75%.

Miratimi i buxhetit për vitin 2018 nuk sjell rritje të taksave e tarifave, me përjashtim të ndriçimit në njësitë administrative, kjo pas konsultimeve me komunitetin.

Gjylbegaj kujdeset të theksojë se bashkia Shkoder aplikon taksat më të ulëta, në kufinjtë që lejon ligji.

Lidhur me amnistinë, nga e cila bizneset mund të përfitonin deri me 31 dhjetor 2017-të, Gjylbegaj sqaron se kanë qënë 120 përfitues. Tashmë për subjektet që nuk shfrytëzuan tolerimet e bëra do të aplikohen masa shtërnguese.

Njësitë administrative mbeten ende larg përformancës së kërkuar në këtë drejtim, prandaj po punohet që situata të njohë përmirësime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here