Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një arritje të madhe votimin e ligjit për gjuhën shqipe në Parlamentin e Maqedonisë.
Në një status në Facebook, Berisha tha se zbatimi i ketij ligji do shënonte një fitore historike për shqiptarët e Maqedonise dhe kombin shqiptar në teresi!
Reagimi i Sali Berishës
Votimi i ligjit per gjuhen shqipe ne parlamentin e Maqedonise, nje arritje e madhe!
Te dashur miq, sot parlamenti i Maqedonise ne perputhje me marreeshjen e Ohrit miratoi ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe ne territorin e Republikes se Maqedonise.
Duke pershendetur kete akt te rendesishem dhe te gjitha ata qe bene te mundur votimin e tij, theksoj se zbatimi i ketij ligji do shenonte nje fitore historike per shqiptaret e Maqedonise dhe kombin shqiptar ne teresi!