Drejtuesit politik të PS, Rama çon Beqajn në Kukës,Xhaçka në Dibër

0
772

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar disa prej drejtuesve politikë të PS-së në qarqe.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së selisë rozë, kryesocialisti ka vendosur të largojë Beqjen si drejtues politik në Dibër për ta rikthyer atë në Kukës. Beqja do bashkëpunojë me Mimi Kodhelin duke e fuqizuar kështu këtë qark me qëllim rritjen e PS-së në vota.

Në Dibër, Rama ka caktuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Është hera e parë që Xhaçka bëhet drejtuese politike e një qarku. Një besim i madh i kryeministrit Rama dhënë ministres së Mbrojtjes.

Ditën e nesërme Rama pritet të zhvillojë një takim me deputetët e PS në qarkun e Korçës dhe Elbasanit, si pikënisje e bashkëpunimit brenda selisë rozë për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Pritet që PS të mos ketë koalicion të hapur me partitë e tjera, por nuk përjashtohet një aleancë me partitë e vogla me qëllim fuqizimin e përfaqësimit në këshilla bashkiakë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS, Rama ka theksuar rëndësinë e aleatëve të vegjël duke i mëshuar një aleance lokale me parti të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here